Partia që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti dhe 12 deputetët e tjerë të Partisë Socialdemokrate nuk do të mund ta kalonin fare pragun zgjedhor për tu bërë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Në sondazhin e publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës PSD do të votohej vetëm 2.8%. Në pyetjen për kë do të votonit nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën e ardhshme, vetëm 2.4 % e respondentëve kanë zgjedhur PSD-në,
Lidhja Demokratike e Kosovës sipas këtij sondazhi është e para me 30.8%, Partia Demokratike e Kosovës e dyta me 23%, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e treta me 21.2%.
Më tej sipas këtij sondazhi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e katërta me 10.4% ndërsa Nisma me 6.3%.