Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sonte do të mbërrijnë në Kosovë grupi i pestë i haxhilerëve të sivjetëm.

Në mesin e tyre do të jenë edhe haxhilerët nga Podujeva.

Ata do të arrijnë në Aeroportin “Adem Jashari”, rreth orës 19:30.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sonte, rreth orës 19:30, do të arrijë në Kosovë grupi i pestë i haxhilerëve.

Në grupin e pestë do të vijnë haxhilerët nga Gjakova, Podujeva, Dragashi dhe Vitia.

Lusim Zotin që haxhilerëve t’ua ketë pranuar haxhin dhe të kthehen shëndosh e mirë në familjet e tyre!

Për detaje të tjera, familjarët e interesuar, mund t’i kontaktojnë personat përgjegjës pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të qytetit përkatës.