Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se sonte nuk do të vazhdojë seanca e Kuvendit e nisur në mëngjes e cila u paralajmërua se do të niste dy-tre herë.
“Besojë që sonte nuk ka kushte për të vazhduar seanca. Shohim prej nesër”, ka thënë Isufi.
“Ky është një veprim që s’ka kuptim sepse seanca është dashur të mbahej për atë që është thirrur”.
“Liderët politikë janë në bisedime gjithë ditën, për krijimin e ekipit dhe mundësinë e votimit të saj Kjo do të mbetet në ditët në vazhdim. Detajet nuk i di veç e di që sonte nuk ka kushte për seancë”, ka shtuar ai. /klan kosova