Me rastin e ndarjes nga jeta të Bajrush Behramit, njëri prej organizatorëve kryesorë të demonstratave të vitit 1981, sot në ora 12:00 mbahet mbledhje komemorative, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet në ora 17.00 në varrezat e qytetit në Podujevë.

Bajrush Behrami ndërroi jetë dje në moshën 62-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.

Ai ishte edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetar i Partisë Unitetit Kombëtar ‘UNIKOMBI’.

Behrami, i lindur në vitin 1956 në Dobratin të Podujevës, kohëve të fundit ka punuar në Qendrën Studentore.