OJQ SDK ka bërë të ditur se sot do të mbahet aksion pastrimi në afërsi të Liqenit të Batllavës, njofton Llapi.info.
Aksioni do të fillojë në orën 11:00, ndërsa përveç vullnetarëve të kësaj organizate, do të marrin pjesë edhe banorët e Orllanit. Vend takimi afër market “Riza” Orllan.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes së mjedisit për ujë cilësor”, projekt ky i cili mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe implementohet nga OJQ SDK.
OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë vazhdimisht ka organizuar aktivitete vullnetare në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, veçanërisht lumenjve që përshkojnë zonën e Orllanit. Fokusi do të jetë në Liqenin Batllava, duke pastruar sipërfaqen e cila ka mbetur pa ujë, si dhe pastrime nga mbeturinat brenda liqenit duke përdorur barkat.
SDK, do të kujdeset për të gjithë pjesëmarrësit që i bashkëngjiten kësaj iniciative, si dhe për të ofruar gjithë mekanizmin e nevojshëm gjatë ditës së pastrimit./Llapi.info