Marigona Bytyqi sot do të dalë para Gjykatës së Prizrenit ku pritet t’i caktohet masa e paraburgimit, e cila po hetohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”.

Ndaj 27 vjeçares nga Prizreni që dyshohet se mbyti beben e saj të gjnisë mashkullore menjëherë pas lindjes, do të mbahet sot seancë dëgjimore ku pritet t’i vendoset masa e paraburgimit.

Kujtojmë se dje policia ka raportuar se trupi i pa jetë është gjetur në tavanin e shtëpisë, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhej në komunikatën e Policisë.

Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor është ndaluar për 48 orë, ndërsa sot do të dalë para gjykatës.