Xhamia e Vjetër në Podujevë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut kanë organizuar sot një aktivitet për dhurimin e gjakut. Dhurimi i gjakut do të bëhet duke filluar nga ora 11:30 deri në orën 16:00, transmeton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur Imami i kësaj xhamie, Imri Llugaliu, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku i ka ftuar të dhurojnë gjak të gjithë ata që gëzojnë shëndet të mirë.
“Ejani në këto 10 ditët më të mira të vitit pra në ditët e sakrificës që ta sakrifikojmë gjakun tonë për të sëmurët dhe të aksidentuarit e vendit tonë…” ka shkuar ndër të tjera Llugaliu.
Sipas Llugaliut ky është organizimi i tretë me radhë i Xhamisë së Vjetër në Podujevë për të dhuruar gjak./Llapi.info