Me moton “Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ja njeriu”, Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka shpallur një ftesë për dhurim vullnetar të gjakut, njofton Llapi.info.
Dhurimi vullnetar i gjakut do të bëhet sot (12 gusht 2016) pas namazit të xhumasë, prej orës 13:30 deri në orën 15:00, në xhaminë “Met Podjeva” në Podujevë.
“Ftojmë të gjithë njerëzit të cilët gëzojnë shëndet të mirë që të paraqiten për dhënien vullnetare të gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve që të shërohen në spitalet tona.”- thuhet ndër të tjera në në këtë ftesë./Llapi.info