Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi e ka shpallur ditën e mërkurë, ditë zie në shenjë nderimi dhe respekti për dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena që e kanë humbur jetën në krye të detyrës pas rënies me veturën zyrtare në lumin Lepenc.
“Të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Ilazi.
Në nderim të dy policëve, Komuna e Kaçanikut po ashtu do të vendosë flamujt në gjysmë-shtizë. Armend Trena së bashku me kolegun e tij, Malsor Dashi ishin aksidentuar në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit me datën 28 prill me ç’rast vetura e tyre kishte rënë në lumin Lepenc, duke shkaktuar kështu vdekjen e dy policëve.