Sot zhvillohet xhiroja e javës së 18-të mes KF. “Llapi” dhe KF. “Gjilani” në kuadër të stinorit pranveror të Raiffeisen Superligës së Kosovës, njofton Llapi.info.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin në Merdar, duke filluar nga ora 13:30.
Në rast se Llapi arrinë të fitojë, do të bëhet lider i tabelës së Raiffeisen Superligës së Kosovës, pasi dje Feronikeli barazoi me Istogun. Ndeshja mes këtyre dy ekipeve përfundoi pa gola.