Mot i nxehtë, me temperatura verore ditëve të ardhshme. Të shtunën me rrebeshe shiu e bubullima, parashikon “Prishtina Weather”.
Pas këtij të nxehti ditën e shtunë pritet përkeqësim i shkurtër i motit, me ç’rast nga mesdita do të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima. Rrebeshet e shiu aty këtu mund të jenë edhe më intenzive e të shoqërohen edhe me breshër. Ditën e diel, reshje mund të priten vetëm përreth viseve malore, e të hënën mot më stabil dhe kryesisht me diell.
Ndotja e ajrit mbetet më e ulët edhe në ditët e ardhshme, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të pasdites mbetet mundësi për rritje të koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, që shkurtimisht edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.
Datat:
12.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
13.05 – Nxehtë e kryesisht me diell.
14.05 – Më shumë vransira e ngrohtë. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.
15.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
16.05 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 13C, e maksimalet të premten rriten në 29C e 30C, e në fundjavë zbresin në 25C e 23C.
Era frynë e lehtë nga jugperëndimi 2-5m/s, e të shtunën nga veriu e verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies së lehtë përreth vlerave normale.