Pak ditë para se të nis Muaji i Ramazanit, sot në Prishtinë do të përgatitet një bakllavë gjigante.
Bakllava e cila do të ketë përmasa mbi 2 metra dhe formën e hartës së Kosovës, do të shërbehet sot nga ora 14:00 në sheshin “Nënë Tereza”, transmeton Magazina.al
Organizimin e kanë bërë vullnetarisht disa të rinjë nga Prishtina, të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave.
Qellimi i organizatorëve është që viteve të tjera të bëjnë bakllavën edhe më të madhe që ta thyejnë rekordin e librit Guinnes të cilin e mbanë Turqia.