Sot në ora 13:00 do të bëhet përurimi i objektit të ri të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë. Lajmi për portalin Llapi.info është bërë i ditur nga Zyrtari për Informim në Komunën e Podujevës, Bujar Gimolli.

Objekti i ri i Sh.F. “Naim Frashëri” është investim i Komisionit Evropian. Përurimin e këtij objekti do të bëjë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Kristof Stock.

Llapi.info do t’u sjell pamjet gjatë ditës nga ky përurim./Llapi.info