Sot në ora 12:00 në fshatin Halabak të Podujevës do të bëhet përurimi i Shkollës Fillore “Shefki Kuleta”, njofton Llapi.info.
Në përurimin e kësaj shkolle do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknlogjisë, Arsim Bajrami.
Gurthemeli për ndërtimin e kësaj shkolle ishte vu më 3 nëntor 2015, me ç’rast ministri Bajrami kishte premtuar se shkolla do të ndërtohet dhe funksionalizohet brenda 45 ditëve. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi shkolla po funksionalizohet pas më shumë se 60 ditësh.
Ndërimi i objektit të ri të Sh. F. “Shefki Kuleta” në Halabak u bë pasi persona të panjohur i dhanë flakën objekti të vjetër të kësaj shkolle, e cila ishte në kushte të mjerueshme./Llapi.info
Lexo edhe këtë: Vihet gurthemeli i shkollës në Halabak