Screenshot

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt sot do të zbulohet shtatorja e 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se skulptura është bërë gati për “Ditën e Çlirimit”.

Zbulimi i skulpturës është paraparë të mbahet në 13:30 në oborrin e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” afër sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj.

Leotrim Ahmeti si 7-vjeçar vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros.

Tetë muaj pas vrasjes së Leutrimit, si luftëtar ra dëshmor edhe babai i tij Malush Ahmeti.

Sot mbushen 25 vite nga çlirimi i Skenderajt nga forcat e armatosura serbe.

Për të shënuar këtë ditë komuna e Skenderajt ka organizuar homazhe në Kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në Marinë.