Përurimi i rregullimit të stadiumit të qytetit “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të bëhet sot në orën 12:00.
Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Podujevës përmes një njoftimi për medie, transmeton Llapi.info.
Sipas këtij njoftimi përurimin do ta bëjnë Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe udhëheqësia e F.C “Llapi”.
Ndërsa pas ceremonisë së përurimit në këtë stadium ekipi i Llapit do të ndeshet me ekipin e Prishtinës. Ndeshja në mes këtyre dy ekipeve do të filloj në orën 13:00. Drejtësinë në këtë takim do ta ndajnë gjyqtaët: K.Vula, F.Berisha, F.Jakupi, M. Bejtullahu.
Ndryshe, vlera e ndarë nga MKRS për stadiumin e qytetit është 22 mijë e 800 euro./Llapi.info