Sot, më 19 Qershor, komuna e Podujevës dhe qytetarët e saj shënojnë 17-vjetorin e Ditës së Çlirimit, njofton Llapi.info.
Për nder të kësaj dite, komuna e Podujevës ka përgaditur një varg aktivitetesh, cilat kanë filluar të mbahen që nga dita e premte.
Ndërsa, aktivitetet që kanë mbetur për sot janë: Turneu në karate që do të mbahet në palestrën “Hakif Zejnullahu” nga ora 10:00- 17:00, dhe një performancë që do të mbajë shkolla e kitarës “Mirela” në sheshin e qytetit nga ora 21:30./Llapi.info