Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet që së shpejti të caktojë datën për mbajtjen e seancës konstituive për formimin e qeverisë së re.
Dekreti për mbajtjen e seancës konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës, ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai.
Ky akt ligjor është një hap i rëndësishëm në procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit.