Sot duke filluar nga ora 12:00 do të bëhet përurimi i Kompleksit Memorial “Baza e parë e UÇK-së” në fshatin Lladoc të Podujevës, njofton Llapi.info. Kompleksi do të përurohet për nder të ditës së 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Podujevës.
Ky Kompleks është ndërtuar në vendin ku është lindur dhe rritur heroi i kombit Hakif Zejnullahu.
Shtëpia e babait të Hakifit, Sabit Zejnullahu në Lladoc ishte vendnisja dhe vendtakimi i të gjitha aksioneve që janë kryer nga luftëtarët e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit.
Hakif Zejnullahu ka rënë më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrisë së bashku me komandantin e UÇK-së Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha.
Këta tre së bashku edhe me dëshmorin Ilir Konushevci do të vijnë nesër të skalitur në bronz.
Inaugurimi i “Bazës së parë të UÇK-së” mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ndërsa ndërtimi i kompleksit është bërë me mjete të Qeverisë./Llapi.info