Sot, më 19 qershor, janë bërë 19 vite që nga dita kur Komuna e Podujevës u çlirua nga okupatori serb.
Me rastin e shënimit të saj, Komuna ka organizuar aktivitete të cilat do të na përcjellin deri në mbrëmjen e kësaj dite.
Sipas njoftimit programi i aktiviteteve do të fillojnë në ora 14:00 me promovimin e librit “Aromë lulëkuqesh” i autorit Abdullah Blakçori
Nga ora 16:00 – Turne në futboll të vogël – femrat, ekipet pjesëmarrëse: Llapi – Podujevës Dugagjini – Klinës, Vizioni – Ferizajt dhe Malisheva – Malishevë.
Vendi: Palestra e sporteve “Hakif Zejnullahu”
Nga ora 18:00 do të ketë ekspozitë e artit figurativ (nxënësit e shkollave fillore), në hollin e Teatrit “Avdush Hasani”
Kurse, mbrëmja e 19- të e qershorit do të përmbyllet me një koncert në sheshin e qytetit.
Kutojmë se gjatë ditës së djeshme për nder të kësaj dite në Podujevë nën përkujdesjen e kryetarit, Agim Veliu është mbajtur Turne Memorial në Karate/Llapi.info