Sot në ora 14:00 në varrezat te Hekurudha e Qytetit në Podujevë do të varroset Blerim Sahit Kadriu, i cili ndërroi jetë tri ditë më parë gjatë punës në Astana të Kazakistanit. Trupi i tij është sjell sot në Kosovë së bashku me trupat e tre viktimave të tjerë.

Blerim Kadriu kishte ndërruar jetë nga rrëzimi e disa skeleve gjatë punës në kompaninë Mabetex në Kazakistan./llapi.info