Sot duke filluar nga ora 14:00 në Hajvali do të zhvillohet xhiroja e javës së 10-të në kuadër të Raiffesien Superligës së Kosovës mes KF. “Hajvalia” dhe KF. “Llapi”.

Takimi mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në stadiumin “Kinishicë” në Hajvali. Ndërsa, gjyqtarët e ndeshjes do të jenë: K. Vula, B. Kepuska, M. Qehaja, dhe G. Nuza.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet edhe ndeshja mes KF. “Vushtrria” dhe KF. “Feronikeli”, ndeshje kjo e cila do të filloj në ora 13:00./Llapi.info