Ilustrim

ABC News ka siguruar fotot e kokainës së kapur në një kamion në Kosovës. Sasia prej kokainës ishte fshehur në një kontejner me mish që vinte nga Brazili. Ndërkohë kokaina ishte futur në disa pako kartoni, ndërsa ambalazhi dyshohet të jetë i ngjashëm me paketimin e mishit për t’u kamufluar.

Siç mëson abcnews, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku kontejneri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij. Më pas kontejneri u ngarkua në kamionin me targa 01 263 OD.

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, Arben Kraja ka thënë se sasia e vërtetë e kapur ende nuk dihet.“Operacioni i përbashkët mes SPAK, DEA-s, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sasia e kokainës ende po peshohet”, ka thënë Kraja.