Numri i vdekjeve në Spanjë nga Coronavirusi është rritur me 435 në 24 orët e fundit, tha ministri i Shëndetësisë të mërkurën, afërsisht në përputhje me 2% të rritjeve të raportuara gjatë ditëve të kaluara, njofton Klan Kosova.

Numri i vdekjeve të përgjithshme tani është në 21,717, ndërsa numri i infeksioneve të konfirmuara u rrit me 4.211 në 208,389, sipas ministrisë.