Një recetë e shijshme me speca të mbushur, e lehtë për t’u gatuar në salcë domatesh, që përmban edhe oriz, presh, bozilok dhe kërpudha mali.

Përbërësit:

▪ 300 g oriz,
▪ 300 g kërpudha mali
▪ 1 presh,
▪ Kripë,
▪ Piper,
▪ Borzilok,
▪ 8 speca,
▪ 300 ml salcë domateje,
▪ Pak ujë

Përgatitja:

Preshin dhe kërpudhat grini imët dhe përzieni me orizin e shpëlarë, të gjitha këtyre qitni piper dhe kripë dhe mbushni specat me atë përzierje.

Mund të përdorni edhe speca të thatë, por që do t’ju nevojiten më shumë se 8 copë.

Specat e mbushur radhisni në një tenxhere të thellë dhe qitni salcën e domates dhe pak ujë.

Tenxheren mund ta vendosni në pllakë shporeti dhe specat t’i zieni përafërsisht një orë.

Mund t’i mbuloni me folie dhe t’i piqni në furrë shporeti përafërsisht një orë e gjysmë.

Ju bëftë mirë.