Finale para finales mbrëmjen e sotme në Euro 2024.

Spanja dhe Franca do të përballen në gjysmëfinale, duke kërkuar biletën për finalen e madhe.

‘Furia e Kuqe’ e eliminoi Gjermaninë në raundin e kaluar, kurse Franca triumfoi pas penalltive ndaj Portugalisë.

Carvajal, Le Normand dhe Pedri janë mungesat e mëdha tek Spanja, kurse nuk ka ndonjë lojtarë që do të mungojë tek ‘Gjelat”.

Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00.