Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas aksidentit me autobus, i cili ka ndodhur sot në komunën e Pejës më saktësisht në fshatin Dydesh.

Sipas njoftimit të spitalit të Pejës thuhet se kanë pranuar 31 pacientë të cilët janë me lëndime të ndryshme.

“Pas aksidentit të komunikacionit situatë e jashtëzakonshme në Spitalin e Pejës, pas aksidentit të autobusit në Spitalin e Pejës janë ardhur për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatëkeqësis së komunikacionit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu spitali ka njoftuar se pacientë nuk janë në rrezik për jetën.

“Lëndimet janë të formave të ndryshme kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të trupit. Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar”, thuhet ndër tjera në njoftim.