Pas përfundimit të sezonit 2021/22, klubi i Llapit ka nisur meremetimin e staiiumit të qytetit, “Zahir Pajaziti”, shkruan Llapi.info.
Në këtë stadium, klubi nga Podujeva pritet t’i zhvillojë ndeshjet evropiane si vendas. Kështu ka njoftuar klubi në një postim në Facebook.
“Pas përfundimit të të gjitha ndeshjeve të edicionit 2021/22, Arena “Zahir Pajaziti“ fillon të bëhet gati për ndeshjet evropiane që K.F. Llapi pritet t’i zhvilloj si vendas. Eksperti i fushave sportive, Yusuf Igit që mbikëqyr Arenën “Zahir Pajaziti”, i ndihmuar edhe nga stafi përcjellës i kompanisë NNSH “BATATINA”, ka nisur me kohë procesin e të gjitha përgatitjeve që kjo fushë të jetë në gjendjen më të mirë për ndeshjet evropiane që K.F. Llapi i nis nga muaji korrik”, thuhet në postim.
Llapi ka përmbyllur këtë edicion në pozitën e katërt me 54 pikë të tubuara, ndërkohë që është fitues i kupës së Kosovës./Llapi.info