Një ambulance në Podujevë, mbrëmë nuk është dashur t’i lëshohen sirenat e as shenjat e dritës. Kjo, pasi që ata kësaj here stafi mjekësor kishte dalë për qejf, pak për t’u freskuar, shkruan Llapi.info
E, rastet kur stafet mjekësore nuk gjenden në vende e tyre të punës në orare të caktuara të tyre, nuk janë të pakta edhe në Komunën e Podujevës.
Një i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në këtë Komunë. Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamjet në adresë të Llapi.info, me ambulantë stafi ka dalë nëpër markete të qytetit.
Mirëpo, kjo nuk është gjitha, pasi që vonesat e tyre ishin të gjata për t’i kryer ‘punët’, për të cilin edhe kishin marrë rrugën të veshur me mantele të bardha.
Sipas dëshmitarëve, rreth gjysmë ore të njëjtit kanë qëndruar në një dyqan, e kur dihet se rastet kur pacientët kanë nevojë për shërbime mjekësore nuk është i vogël, po ashtu as rastet kur nuk i gjejnë mjekët në vendet e tyre të punës nuk janë të pakta./Llapi.info
Më poshtë pamjet e dërguara: