Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, i ka shpëtuar një dënimi nga Policia e Kosovës, këtë të mërkurë, shkruan Gazeta Blic.Deputeti Beqa, kishte parkuar veturën e tij në vendin e ndaluar për një gjë të tillë, teksa para veturës së tij kishin dalur disa pjestarë të policisë.

Mirëpo, siç i ka thënë një dëshmitar Gazetës Blic, pas një diskutimi mes tyre, policët “i kanë mbyllur sytë”, duke mos e dënuar deputetin e PDK-së.

Por, për parkim të veturës në vend të ndaluar, vetëm pak minuta më pas, të njejtit policë, kishin dënuar një qytetar të thjeshtë.“Hajdarin (Beqën) nuk e dënuan. Ai shkoi te vetura e tij ku ishin policët dhe bisedoi me ta. Nuk e dënuan. U larguan pa ia shqiptuar tiketën. Ndërsa, disa minuta më pas, të njejtit policë, e dënuan një qytetar për të njejtën shkelje ligjore”, i ka thënë ky qytetar Gazetës Blic.

Gazeta Blic ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa shihen policët para veturës së deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa. Ky i fundit shihet teksa shkon në drejtim të tyre, por që nuk dëgjohet se çfarë u thotë.

Ndiqni pamjet: