“Definimi i saktë i të gjitha vendburimeve minerare të cekura në draft-statut, inkorporomi i Njësisë së Fabrikës së Paimeve të Procesit si njësi me interesat e veçanta për mirëmbajtjen e minierave të Trepçës dhe adresimi i qartë i çështjeve sociale dhe mjedisore sikurse është cekur në draft-statutin e cekur, janë pikat e parashtruara në takimin e përbashkët të të gjitha njësive sindikale të Kompleksit Trepça së bashku me menaxhmentin e saj aktuale dhe udhëheqësit e njësive përbërëse të saj.Çdo version tjetër i statutit të Trepçës, i cili nuk merr parasysh këto pika, do të jetë i papranueshëm për punëtorët e Trepçës dhe do të sjellë dëme të pariparueshme për të ardhmen e kompleksit Trepça, thonë në këtë sindikatë, transmeton Klan Kosova