Drejtori i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci ka mohuar kategorikisht raportimet e mediave serbe se institucioni që drejton është penguar të anëtarësohet në Organizatën Botërore të Doganave.
Ai ka thënë për Klan Kosovën se mediat serbe kanë gënjyer kryekëput meqë Kosova tashmë është anëtare dhe se madje ka votuar për zgjedhjen e sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së, Kunio Mikuriya.
Sipas tij, kontributi i delegacionit kosovar në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave ka qenë i vyer, veçanërisht në diskutimet për rishikimin e Konventës së Kyotos.
Mediat serbe gjatë ditës së shtunë raportuan se Serbia ka arritur edhe një tjetër sukses, me parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në OBD dhe se Këshilli i kësaj organizate ka vendosur ta themelojë një trup punues për ta trajtuar rastin e Kosovës. /klankosova.tv