Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci ka goditur Lidhjen Demokratike të Kosovës, zyrtarët e së cilës bojkotuan nderimin dhe varrimin e Adem Demaçit.
“Nuk bëhet historia e një subjekti politik duke i bojkotuar ata që bënë historinë e kombit tonë. Është turp kombëtar të bojkotohen simbolet e luftës, qëndresës dhe krenarisë kombëtare. Këto veprime antikombëtare nuk ju bëjnë as nder e as nuk ju sjellin dobi politike”, ka shkruar Stavileci në faqen e tij në Facebook.
Statusi i plotë i Blerand Stavilecit
Nuk bëhet historia e një subjekti politik duke i bojkotuar ata që bënë historinë e kombit tonë.
Është turp kombëtar të bojkotohen simbolet e luftës, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.
Këto veprime antikombëtare nuk ju bëjnë as nder e as nuk ju sjellin dobi politike.
Lum ne që patëm Adema dhe që kemi çfarë t’iu tregojmë fëmijëve tanë dhe brezave që vijnë.
Jeni të pavdekshëm dhe të papërsëritshëm.
Ju përkulemi përjetësisht!
Nuk bëhet historia e një subjekti politik duke i bojkotuar ata që bënë historinë e kombit tonë.Është turp kombëtar të…
Publiée par Blerand Stavileci sur Samedi 28 juillet 2018