Stinori pranveror i Superligës së Kosovës do të nis sot me ndeshjen mes Istogut dhe Feronikelit, njofton Llapi.info.
Ndërsa, KF. “Llapi” ndeshjen e parë në këtë stinor pranveror do ta zhvilloj kundër Gjilanit.
Ndeshja mes këtyre dy ekipeve zhvillohet të dielën në ora 13:30 në stadiumin në Merdar.
Ndeshjet tjera po ashtu do të zhvillohet të dielen. Ekipet që do të ndeshen mes veti të dielën janë:
Hajvalia – Prishtina
Trepça ’89 – Drita
Vushtrria – Liria
Besa – Drenica
Llapi stinorin pranveror do ta fillojë nga pozita e dytë me 30 pikë, vetëm një pikë më pak nga lideri i tabelës, Feronikeli./Llapi.info