Përmes Strategjinë Komunale për Informim dhe Komunikim synohet rritja e transparencës komunale dhe ngritja e besimit tek pushteti lokal. Kështu, u tha në diskutimin publik të mbajtur sot në Podujevë.
Bazuar në vendimin e Kuvendit Komunal të Podujevës për vënie në diskutim publik të Projekt Strategjisë Komunale për Informim dhe Komunikim 2015-2018, sot është zhvilluar një debat publik, ku morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe subjekteve politike.
Nazmi Elezi, udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim në komunën e Podujevës, gjatë prezantimit të kësaj strategjie tha se qëllimi i strategjisë është inkurajimi për pjesëmarrjen aktive të qytetareve në aktivitete komunale, si dhe ndërtimi i urave lidhëse në mes të këtyre dy akterëve me synim për ngritje të besimit tek pushteti lokal.
Përmes kësaj strategjie synohet rritja e transparencës komunale përmes ofrimit efektiv të informacionit dhe avancimit të mjeteve të komunikimit me qëllim të marrjes së mendimit të qytetarit për çështje që ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të jetës së banorëve të Komunës së Podujevës.
Propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet, për këtë lloj strategjie ishin pjesë e debatit, të cilat grupi punues do t’i përfshijë në Propozim Strategjinë Komunale për Informim dhe Komunikim 2015-2018, para se të ky dokument të procedohet për miratim në Kuvend. /Llapi.info