Mot i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut po vazhdon të mbretërojë mbi vendin tonë, ku edhe sot ka pasur reshje, njofton Llapi.info

Fshati Majac i Podujevës pasditën e sotme është përfshirë nga një stuhi shiu i përcjellë edhe me breshër.

Një video që ka dërguar një lexues i Llapi.info, duket një sasi e madhe e rënies së shiut dhe breshrit.

Po ashtu nga sasia e madhe e krijuar nga reshjet, ka bërë që në këtë fshat të vërshohen edhe rrugët./Llapi.info