Reshjet e mëdha të shiut kanë pamundësuar lëvizjen e automjeteve nga Batllava për në Orllan, shkruan IndeksOnline.

Në një video shihet se veturat nga dy anët janë ndalur në rrugë për shkak të vërshimeve që janë bërë në këtë pjesë.

Sipas informacioneve rrjedha e madhe e ujit ka dëmtuar asfaltin duke larguar atë tërësisht nga vendi e duke pamundësuar lëvizjen e automjeteve.