Shtrëngata me erë dhe shi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme nëpër shumë fshatra të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Përderisa në disa pjesë uji ka vërshuar duke depërtuar edhe nëpër shtëpi, erërat e fuqishme kanë këputur pemët.

Si pasojë e kësaj shtrëngate, rruga “Ahmet Berisha” që lidh fshatrat Lupç i Poshtëm dhe Majac është ende e pakalueshme për automjete. Kështu kanë thënë banorët të kësaj ane, të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info.

Në bazë të pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet rruga e bllokuar në këtë pjesë, që deri më tani s’është ndërmarrë diçka për lirimin e saj.

Ndërkohë, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, të përcjella edhe me erëra, dëme të mëdha ka pasur edhe nëpër kultura bujqësore./Llapi.info