Sot pasdite në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas janë dërguar dy persona të cilët kishin nevojë për ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve që kishin marrë në një rrahje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se QMF-ja i kishte udhëzuar ata që të vazhdojnë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Sipas burimeve, pesë persona u bënë llom në fshatin Llapushnik, për çka u desh të intervenonte edhe Policia e Kosovës.

Sinjali mëson se me të marrë informatën, njësitë policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kuptuan se deri te ardhja kishte ardhur për shkak se personat e përfshirë në përleshje nuk kishin arritur që të pajtoheshin se ku ta vendosnin një trafo të rrymës.

Lidhur me rastin, Policia ka shoqëruar në Stacion Policor tre persona në cilësinë e të dyshuarve, të cilët do të intervistohen nga hetuesit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.