Auditori ka gjetur shkelje të shumta ligjore që Komuna e Podujevës i ka bërë vitin e kaluar, njofton Llapi.info

Në Raportin e Auditorit për pasqyrat financiare të Podujevës për vitin 2017 thuhet se komuna e Podujevës ka dhënë subvencione për fermerët në mënyrë të kundërligjshme.

Subvencionet e kundërligjshme

“Te ftesa publike për përkrahjen e fermerëve me sistemin e ujitjes pikë-pikë, komuna kishte vendosur kriter që fermerët të cilët ishin përfitues të mëhershëm të subvencionit të mos përfitojnë edhe subvencionin e dytë. Ndërkohë që në rastin e testuar i njëjti person paraprakisht kishte fituar një projekte për serë si dhe ishte përfitues edhe i projektit për sistemin e ujitjes”, thuhet në raport.

Sipas Auditori, mos respektimi i kritereve të vendosura nga vet komuna, mund të shpie në keqpërdorim të qëllimit të subvencioneve, dhe njëkohësisht dëmton përfituesit e rinj potencial./Llapi.info