Shumë shpesh Llapi.info ka raportuar për sukseset e profesorit nga Podujeva, Fitim Uka, në profesionin e tij prej psikologu.

Ndoshta asgjë nuk kanë qenë ato të kaluarat, nga suksesi i radhës i tij.

Hiç më pak se Asociacioni i Psikologëve Amerikan, ia ka publikuar një artikull të plotë për Teorinë e Kohezionit të Brendshëm – libër i shkruar nga Fitim Uka.

Vetë Uka e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm, teksa ka publikuar edhe artikullin e plotë të Asociacionit të Psikologëve Amerikan.

Shkrimi i plotë;

Krenar dhe shumë i lumtur!

Asociacioni i Psikologëve Amerikan, divizioni i 29-të “Society for the Advancement of Psychotherapy”, ka publikuar në faqen e saj zyrtare një artikull të plotë për Terapinë e Kohezionit të Brendshëm.
Po, po! Asociacioni i Psikologëve Amerikan :).

Unë nuk jam fare modest, por vërtetë ky është lajm i jashtëzakonshëm jo vetëm për mua dhe Terapinë e Kohezionit të Brendshëm, por edhe për psikologjinë dhe psikoterapinë në Kosovë.

Linkun e artikullit po e bashkangjes në komentin e parë, e ju mos hezitoni ta shpërndani dhe ta pëlqeni. Kështu, na ndihmoni që ta ndërkombëtarizojmë e popullarizojmë një qasje të re psikoterapie, që rrënjët i ka në Kosovë.

Ju dua!

Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU

Toward a New Eclectic Approach