Suksesi i nxënësve në tri shkollat e mesme të Podujevës për gjysmëvjetorin e parë, sipas raportit informues të Drejtorisë së Arsimit në Podujevë ka dalur të jetë vetëm 2.24 (mjaftueshëm).
Ky sukses i nxënësve ka nxitur edhe reagimin e kryetarit të Rinisë së Partisë Demokratike Dega në Podujevë, Flakron Gashi. Ai përmes një reagimi për media ka thënë se ky rezultat është shembulli më i keq që tregon qasjen e organeve komunale ndaj rinisë së Podujevës, duke nxjerrë kuadro me njohuri minimale.
Ky është reagimi i plotë që Gashi ka dërguar për media:
Bazuar në raportin informues të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Podujevë për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2015/2016, gjendja e arsimit në komunën tonë është në një gjendje të rënduar.
Suksesi i nxënësve si rezultat i treguar i mësimnxënies në Komunën e Podujevës është i ulët dhe jashtë parametrave të një shoqërie në prosperim e sipër. Suksesi mestar i treguar në tri shkollat e mesme në Podujevë, gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” shkolla e mesme teknike “Fan S. Noli” dhe shkolla e mesme ekonomike “Isa Boletini” është vetëm 2.24 ( mjaftueshëm). Ky fakt është shembulli më i keq që tregon qasjen e organeve komunale ndaj rinisë së komunës sonë dhe sfidat që ata i presin në momentin e përfundimit të shkollës së mesme, duke nxjerrë kuadro me njohuri minimale.
Ky rezultat ska se si të jetë ndryshe, kur dihet dhe është provuar se në Komunën e Podujevës, personeli mësimdhënës nuk trajtohet dinjitetshëm, të padiplomurit dhënë mësim, nuk perfillen konkurset, shkelen ligjet për fushën e arsimit paraunversitar dhe punësimet bëhen në bazë te lidhjeve familjare dhe politike.
Madje për vitin që lam pas, komuna e Podujevës nuk ka arritur të realizoj asnjë projekt kapital për Rini, Kulturë dhe Sport.
Rinia Demokratike e Kosovës
Dega në Podujevë
Flakron Gashi
Kryetar
Informatë e Drejtorisë se Arsimit