Policia në Podujevë në raportin 24 orësh ka raportuar për një sulm ne Fshatin Shtedim, ku në pritje të kolonës së automjeteve për të kaluara kufirin në Merdarë vjen deri te sulmi pas një mosmarrveshje mes personave.

Poashtu Policia në Podujevë ka raportuar edhe për 3 raste tjera, një kanosje në fshatin Llapashticë e Epërme, ku i dyshuari kanos verbalisht viktimën,me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendër të mbajtjes. Njëri nga rastet tjera ka qenë grabitje në Rrugën Fahri Fazliu, ku viktimës (femër), nga dy të dyshuar sipas saj i`u është grabitur çanta e krahut derisa ajo ishte duke ecur me ç`rast në çantë kishte dokumente të ndryshme , para në vlerë prej 8 euro dhe një telefon Iphone 5.

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për një aksident trafiku në Magjistralen Podujevë – Prishtinë, tek parkingu i restaurantit “Te qershijat” ku janë përfshirë dy vetura, por nuk ka pasur të lënduar, si dhe janë shqiptuara 9 gjoba në komunikacion./Llapi.info