Katër persona janë plagosur pasi një student i armatosur me thikë sulmoi shkollën e tij në Republikën e Bashkortostanit në Ural, Rusi.
Incidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes në Sterlitamak, qyteti i dytë më i madh në republikë. “Sipas informacionit tonë, katër persona janë plagosur, përfshirë tre fëmijë, u transportuan në një spital në Sterlitamak”, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë. Një djalë 17-vjeçar ishte i armatosur me thikë dhe u përpoq t’i vinte zjarrin shkollës pas sulmimit të disa njerëzve brenda një klase.
Sulmuesi “hyri në klasën e Shkencave Kompjuterike” dhe sulmoi një studente femër dhe një mësues me një thikë, tha Komiteti Hetimor i Rusisë në një deklaratë. Ai pastaj “derdhi një substancë të ndezshme”, e vuri zjarrin dhe u përpoq të bënte vetëvrasje. Kur doli alarmi i zjarrit, një nga nxënësit e një klase të afërt u hodh nga dritarja nga frika.