Njësitet Policore janë duke hetuar një rast, ku nje person zyrtar teksa ishte duke kryer detyrën në Merdare, gjatë mbrëmjes të së dieles, disa persona të dyshuar kanë sulmuar fizikisht personin, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar me urdhër të prokurorit, këtë e ka bërë të ditur Policia në një komunikate për media, njofton Llapi.info
Raporti i plotë i Policisë.
“PKK. Merdare, Podujevë, 15.10.2017-19:40. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K/Serb duke mos i zbatuar urdhrat e zyrtarëve policor, njëri prej tyre ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.