Policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në fshatin Zhiti ka ndodhur një sulm mes katër personave, me ç’rast një prej tyre është arrestuar.

“Një sulm mes fshatarëve ka ndodhur në fshatin Zhiti të Podujevës, ku kanë qenë të përfshirë dy grupe nga dy veta, një prej katër të dyshuarve është arrestuar. Shkak i sulmit ka qenë një shtyllë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit është vjedhur një kulet në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në supermarketin “Agnesa”. Ankuesja e ka paraqitur rastin në polici, ndërsa ende nuk ka të dyshuar për këtë rast.

Sipas policisë, një rast tjeter ka ndodhur në fshatin Sibofc, ku në një pomp të derivateve është raportuar për një falsifikim të 50 eurove.

Ndërsa, numri i gjobave të shqiptuara nga policia në 24 orët e fundit është 5./Llapi.info