Në fakultetin e Edukimit në Universitetin “Eskisehir Osmangazi (ESOGÜ) ka ndodhur një sulm me armë zjarri, në të cilin kanë humbur jetën 4 akademikë, raporton “Hurriyet”.
Policia ka njoftuar se ka kapur të dyshuarin për këtë sulm, i cili la edhe tre persona të plagosur.
Sipas raportimeve, sulmuesi thuhet se ishte një asistent hulumtues në këtë Universitet. /Indeksonline/