Të enjten në Podujevë është raportuar se dy të dyshuar meshkuj pas një mosmarrëveshjeje lidhur me shitblerjen e një prone, kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj shqiptarë, njofton Llapi.info

Sipas Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri nuk është takuar nga policia.

Pas intervistimit i dyshuari është liruar, kurse rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Llapi.info