Sot rreth orës 12:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” është sulmuar fizikisht nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, raporton Llapi.info

Burime të Llapi.info bëjnë të ditura se ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Podujevë, Osman Jashari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht nënkryetarin Rudari. Jo zyrtarisht Llapi.info mëson se kacafytja ka ndodhur për shkak të një mos-punësimi të një të afërmi të Osman Jasharit.

Image may contain: 1 person, plant, flower and indoor

Në lidhje me këtë, Llapi.info ka provuar të kontaktojë me dy të involvuarit në këtë rast, por nënkryetari i Podujevës Nexhmi Rudari e ka pasur të fikur telefonin, ndërsa familjarë të Osman Jasharit janë përgjigjur thirrjes dhe kanë dhënë arsyetim se ky i fundit s’është në shtëpi.

Pas sulmit, Llapi.info mëson se ishte nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari ai i cili edhe nuk ka dashur të hapë rast për gjithë këtë.

Ndërsa, në Stacionin e Policisë në Podujevë thonë se e kanë marrë një informatë anonime për një zënkë në rrugën “Zahir Pajaziti”.

“Në Stacionin e Policisë në Podujevë është ardhur një informatë anonime për një zënkë në rrugën “Zahir Pajaziti”, Policia ka dalë por të njëjtit s’kanë parë askënd në vend ngjarje”, ka thënë zëdhënësja për informim në Policinë e Podujevës, Antigona Çitaku./Llapi.info