Një person zyrtar është sulmuar nga një i dyshuar në Podujevë, bën të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Duke mos e specifikuar se në cilin institucion është sulmuar personi zyrtar, Policia ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet.

“Podujevë 18.08.2021 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia, pa dhënë as edhe një detaj tjetër./Llapi.info